Telegrafi

Renditja finale për Topin e Artë: Messi, Van Dijk dhe Ronaldo

Tashmë dihet edhe renditja e France Football për Topin e Artë, ku Lionel Messi u shpall fitues.

Ky është i gjashti “Topi i Artë” në karrierë, për argjentinasin që e la pas Cristiano Ronaldon.

Në vendin e dytë ishte Virgil Van Dijk, ndërsa i teti mbeti Ronaldo.

Vendi i katërt shkoi për Sadio Mane që kishte sukses të madh me Liverpoolin.

Messi në fund e bëri një foto me gjashtë trofetë e tij të fituar.

Ai mbajti edhe një fjalim ku i falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar deri sot. /Telegrafi/