Telegrafi

Prilli, 30 ditë – 30 derbi lokal dhe shtetëror, por edhe derbi në LK (Foto)

Muaji prill do të jetë muaji i ndeshjeve të mëdha apo derbive në kampionate, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Prilli do të jetë i gjithë një dedikim për futbollin evropian, pasi do të sjell super-ndeshje nga dita e parë e deri në ditën e fundit.

Në prill do të ketë shumë derbi lokal, shtetëror, por edhe nga ata të garave evropiane, si Liga e Kampionëve, transmeton Telegrafi.

Dita e parë e prillit do të vjen me katër ndeshje të mëdha, ku do të luajnë PSG-Monaco, Liverpool-Everton, Schalke-Dortmund dhe Porto-Benfica.

Nga derbit evropian në këtë muaj do të kemi edhe “Derby della Madonninan” që do luhet me 15 prill, dhe “El Clasico”, e cila zhvillohet me 23 të këtij muaji.

Ndeshje tjera që spikasin brenda këtij muaji janë edhe derbi i qytetit të Manchesteit, United-City, ai i Stambollit, Galatasaray-Fenerbahce, i Londrës, Tottenham-Arsenal, dhe Ajax-PSV.

Derbi do të këtë edhe në Ligën e Kampionëve, ku gjatë këtij muaji do të përballen Juventus-Barcelona dhe Bayern Munich-Real Madrid. /Telegrafi/