Liga e Kampionëve ka zgjedhur me anë të votuesve formacionin më të mirë të javës nga ndeshjet e dyta të zhvilluara në kuadër të fazës çerekfinale.
Gjatë të martës dhe të mërkurës u zhvilluan takimet kthyese të sfidave çerekfinale, ku Real Madridi, Milani, Manchester City dhe Interi konfirmuar kalimin në gjysmëfinale.
Megjithatë, kualifikimi i tyre në gjysmëfinale, përveçse si meritë e grupit, erdhi edhe si meritë e disa individëve që prodhuan paraqitje brilante.
I tillë ishte Rodrygo Goes, i cili me dy golat e tij ndaj Chelseat ia siguroi Real Madridit fitoren 2-0 në Stamford Bridge, ndërsa Federico Dimarco ishte thuajse lojtari kryesor i Interit, me dy asistimet e tij në barazimin 3-3 me Benficën.
Who was your top performer this week? 🌟#UCLPOTW || @PlayStationEU
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 19, 2023
Pjesë e formacionit janë edhe emra tjerë si Thibaut Courtois në portë, si dhe Antonio Silva dhe Nathan Ake, si partner të Dimarcos në mbrojtje.
Në mesfushë gjenden emra si Federico Valverde, Nicolo Barella, Fredrik Aursnes dhe De Bruyne, ndërsa në sulm Lautaro Martinez dhe Rafael Leao.
Formacioni i javës: Courtois; Antonio Silva, Ake, Dimarco; Rodrygo, Valverde, Barella, De Bruyne, Aursnes; Lautaro, Leao; /Telegrafi/
🥵🥵🥵#UCLTOTW | @PlayStationEU pic.twitter.com/IJFtNRofWr
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 20, 2023