Site icon Telegrafi

Kompletohet shorti për fazën e ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve

Sot (e premte) është hedhur shorti për fazën e ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve, ku nuk mungojnë përballjet e forta dhe interesante.

Dueli më i fortë është padyshim ai mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, të cilët do të takohen për herë të katërt radhazi dhe pritet që në të dyja përballjet të ketë një spektakël të vërtetë.

Me fat mund të konsiderohet PSG-ja të cilët do të luajnë përballë Brestit teksa Bayern Munich që iu shmang Manchester Cityt, do ta ketë përballë Celticun.

Kujtojmë se faza e ‘play-off’-it në Ligën e Kampionëve pritet të fillojë me ndeshjet e para me datat 11-12 shkurt, teksa ato të kthimit një javë më vonë. 

Fituesit e ndeshjeve të ‘play-off’-it do të kualifikohen tutje në raundin e 1/16, aty ku tetë ekipet e para të fazës së ligës do të presin për t’u ballafaquar me to.

Këto janë përballjet të cilat do të zhvillohen në ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve:

Brest vs Paris Saint-Germain

Monaco – Benfica

Juventus – PSV Eindhoven

Feyenoord – Milan

Manchester City – Real Madrid

Bayern Munich – Celtic

Club Brugge – Atalanta

Sporting Lisbona – Borussia Dortmund

/Telegrafi/

Exit mobile version