Telegrafi

Lexuesit e Telegrafit zgjedhin Juven si klubin me transferimet më të mira (Foto)

Tashmë është mbyllur tregu veror i transferimeve në ligat e mëdha evropiane.

Shumica e klubeve të mëdha edhe këtë herë nuk ngurruan të shpenzojnë milionat.

Skuadrat e kampionatit që shpenzuan më së shumti ishin të Ligës Premier, por lexuesit e Telegrafit mendojnë se është Juventusi nga Serie A, klubi që ka bërë transferimet më të mira.

Lexo po ashtu Edhe pse u arrit marrëveshja, Zeniti pengoi kalimin e Witsel te Juve

Zonja e Vjetër ka blerë lojtarë si: Gonzalo Higuain, Miralem Pjanic, Juan Cuadrado, Marko Pjaca, Medhi Benatia e Dani Alves.

Ndërsa kanë shitur lojtarë të mëdhenj si: Paul Pogba, Simone Zaza, Roberto Pereyra dhe Alvaro Morata.

Lexo po ashtu Dhjetë blerjet më të shtrenjta nga Juventusi

Pas Juves me 28 për qind të votave, lexuesit besnikë të Telagrafit kanë renditur Manchester Unitedin me 19 për qind të votave.

Me pas vijnë Barcelona dhe Arsenali, kurse top pesëshja mbyllet nga Interi, ndërsa më poshtë keni rezultatet e plota. /Telegrafi/