Telegrafi

L’Equipe publikon formacionin më të mirë të Ligës Premier për sezonin e ri (Foto)

E përditshmja franceze L’Equipe ka publikuar formacionin më të mirë të Ligës Premier për sezonin 2017/18.

Formacioni është i formatit 4-3-3, ndërsa Chelsea është skuadra që ka më së shumti lojtarë në njëmbëdhjetësh:

Portier: David De Gea

Mbrojtës: Serge Aurier, Eric Bailly, David Luiz, Benjamin Mendy.

Mesfushor: Kevin De Bruyne, N’Golo Kante, Philippe Coutinho.

Sulmuesi: Alexis Sanchez, Harry Kane, Eden Hazard.

Ndërsa në bankën rezervë janë: Thibaut Courtois, Kyle Walker, Laurent Koscielny, Paul Pogba, Dele Alli, Romelu Lukaku dhe Gabriel Jesus. /Telegrafi/