Site icon Telegrafi

Kyle Walker zgjedh katër kundërshtarët e tij më të vështirë, injoron Messin dhe Ronaldon

Kyle Walker nuk arriti të përmendte Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon kur zgjodhi katër kundërshtarët më të ashpër të karrierës së tij.

Ylli i Manchester City konsiderohet gjerësisht si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në futbollin botëror dhe njihet për ritmin e tij të zjarrtë.

Ai ka dueluar me disa nga anësorët dhe sulmuesit më të mirë gjatë karrierës së tij të shkëlqyer në klub dhe me kombëtare, pasi ka bërë 75 paraqitje për Anglinë.

32-vjeçari ka dalë kundër lojtarëve si Ronaldo dhe Messi, por nuk zgjodhi asnjërin nga superyjet kur zbuloi kundërshtarët më të vështirë të karrierës së tij.

Në vend të kësaj ai emëroi ish-lojtarin e Chelseat, Eden Hazard, ish-sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane, si dhe Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain dhe Vinicius Jr të Real Madridit.

“Para së gjithash, unë do të thosha Hazard. Ne kemi pasur disa beteja të mira në Tottenham, e dini, Tottenham kundër Chelsea. Ai ishte vërtet i vështirë për t’u markuar, dhe ndonjëherë beja më mira sesa ai, ndonjëherë bënte ai më mirë”, ka thënë fillimisht Walker për BBC.

“Së dyti, unë do të thosha Mane. Përsëri, ju e dini, duke qenë në Manchester City, kam pasur disa rivalë të mëdhenj me Liverpoolin dhe përballja me të ishte gjithmonë e vështirë. Ju e dini, kaq i zoti, kam punuar shumë shumë për ekipin, dhe gjithashtu, ju e dini, ai shënoi shumë gola, ndonjëherë kundër meje”.

Lexo po ashtu Walker zbulon se përse e përqafoi Viniciusin në fund të ndeshjes së parë

“Mbappe ose Vinicius Junior. Mendoj se është e vështirë të thuash mes këtyre të dyve. Ju e dini, Mbappe shumë, shumë i zoti. Natyrisht kam luajtur kundër tij në PSG dhe kundër Francës në Kupën e Botës”.

“Vinicius Junior mendoj se është i njëjti lojtar i ri shumë i zoti, anësor emocionues, e dini, me botën në këmbët e tij, kështu që mendoj se të dy meritojnë një përmendje dhe do të ishte e vështirë për mua të them një treshe të parë”, përfundoi ylli i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version