Site icon Telegrafi

Klubet favorite, gjasat, çmimi i mundshëm – ku qëndron e ardhmja e Messit

Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Cilido klub në botë ëndërron ta ketë në skuadër Lionel Messin, mirëpo është i vogël numri i tyre që mund ta përballojnë financiarisht argjentinasin.

Superylli i futbollit i ka kërkuar Barcelonës që t’ia ndërpresë kontratën, e cila skadon në verën e vitit 2021. 33-vjeçari ka pasur një klauzolë të posaçme në kontratën e tij, e cila ia lejonte largimin në fund të cdo sezoni, mirëpo data valide e saj thuhet të ketë qenë deri më 10 qershor.

Kjo do të thotë se vjen në radhë klauzola me para e Messit, e cila është 700 milionë euro për prishjen e kontratës.

Mirëpo, kur kihet parasysh mosha e argjentinasit dhe lidhja afatshkurtër me Barcën (vetëm edhe një vit) dhe natyrisht gjithçka që ka bërë për atë klub, është e pritshme që Blaugranët të kërkojnë një çmim të arsyeshëm për shitjen e tij.

Diçka e ngjashme me atë që bëri Florentino Perez në vitin 2018 kur e lejoi Cristiano Ronaldon të largohej nga Real Madridi drejt Juventusit.

(Fotomontazh/Marca)

Në bazë të kësaj, çmimi i Messit pritet të varirojë ndërmjet 100 dhe 150 milionë euro. Por, paga e tij e majme, e ngushton listën e klubeve që mund ta transferojnë.

Lexo po ashtu Faksi i Messit ishte një kërcënim për largimin e Bartomeut, duket se ‘plani’ i tij po funksion

Interi, Manchester City dhe Paris Saint-Germaini janë tri klubet favorite për transferimin e argjentinasit – shkruan Marca. Fuqinë financiare për nënshkrimin e tij e kanë edhe Manchester Unitedi, Chelsea, Juventusi dhe Liverpooli.

(Foto: SkyBet)

Në bazë të një parashikimi, gjasat janë më të mëdha që Messi të vazhdojë me Barcelonën, porse në rast të largimit favorizohet skuadra e Pep Guardiolas, në vend të dytë është PSG dhe në vend të tretë Interi.

Pasojnë, Unitedi, Chelsea, Juve dhe Liverpooli. Në listën e gjasave ndodhen edhe klubet amerikane dhe kineze, si edhe klubi i fëmijërisë, Newell’s Old Boys. /Telegrafi/


Ku qëndron e ardhmja e Lionel Messit dhe cili do të ishte vendimi më i mirë? Shprehuni në hapësirën për komente.


 

Exit mobile version