Ka filluar të transmetohet direkt ceremonia për hedhjen e shortit për Kupën e Botës për Klube FIFA për vitin 2025.
Gara e ridizajnuar do të përfshijë 32 ekipe nga e gjithë bota ndërsa luftojnë për titullin e kampionit botëror. Së bashku me prestigjin e të quajturit kampion bote, fituesi do të marrë edhe një çmim rekord prej 100 milionë dollarësh.
Ajo që dihet është se ndeshja hapëse do të zhvillohet në stadiumin Hard Rock të Miami më 15 qershor. Formati i ri nis me Inter Miamin e Lionel Messit, por me kë do të përballen do të vendoset të enjten (sonte, 5 dhjetor).
Turneu do të përfshijë tetë grupe dhe do të ketë një ekip nga secila prej katër vazove. Ja si duken vazot për shortin e sotëm
Vazo 1: Manchester City, Real Madrid, Bayern Munich, Paris St-Germain, Flamengo, Palmeiras, River Plate, Fluminense
Vazo 2: Chelsea, Borussia Dortmund, Inter Milan, Porto, Atletico Madrid, Benfica, Juventus, Salzburg
Vazo 3: Al Hilal, Ulsan, Al Ahly, Wydad, Monterrey, Club Leon, Boca Juniors, Botafogo
Vazo 4: Urawa Red Diamonds, Al Ain, Esperance Sportive de Tunisie, Mamelodi Sundowns, Pachuca, Seattle Sounders, Auckland City, Inter Miami
Asnjë grup nuk mund të ketë më shumë se një ekip nga e njëjta ligë. /Telegrafi/