Telegrafi

Këto janë 32 skuadrat që do të kërkojnë triumfin në Ligën e Evropës

Kanë përfunduar fazat e grupeve në dy ligat më të forta në Evropë, Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.

Kësisoj tanimë janë mësuar edhe skuadrat që kanë kaluar tutje nga grupet dhe ato të eliminuara.

Në Ligën e Evropës 24 skuadra kanë kaluar tutje nga grupet duke kaluar shumica nga to me vështirësi të mëdha.

Këtyre 24 ekipeve ju kanë shtuar edhe tetë të tjera që kanë mbetur në pozitën e tretë në Ligën e Kampionëve.

Kësisoj liga e dytë më interesante në Evropë, Liga e Evropës këtë vit do të jetë tejet interesante.

Shumë skuadra të forta që kanë edhe qëllimin e triumfit në këtë garë pritet të dhurojnë spektakël.

Nga Liga e Kampionëve u bashkua skuadra të mëdha si Borussia Dortmund, Atletico Madrid Napoli, RB Leipzig apo dy skuadrat e papërshtatshme ruse Spartak Moska dhe CSKA Moska.

Gara për ta fituar trofeun e Ligës së Evropës do të jetë tejet interesante, ndërsa në mesin e favoritëve mbesin edhe Arsenal e Milan.

Shorti për çiftet në Ligën e Evropës do të hedhet ditën e hënë me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/

Më poshtë i keni të gjitha skuadrat në Ligën e Evropës:

AC Milan (ITA), Arsenal (ENG), Atalanta (ITA), Athletic Club (ESP), Atletico Madrid (ESP), Braga (POR), CSKA Moskva(RUS), Dynamo Kyiv (UKR), Lazio (ITA), Leipzig* (GER), Lokomotiv Moskva (RUS), Plzeň (CZE), Salzburg (AUT), Sporting CP (POR), Villarreal (ESP), Zenit (RUS), AEK Athens (GRE), Astana (KAZ), Celtic (SCO), Crvena zvezda (SRB), Dortmund (GER), FCSB (ROU), Kobenhavn (DEN), Ludogorets (BUL), Lyon (FRA), Marseille (FRA), Napoli (ITA), Nice (FRA), Ostersund (SWE), Partizan (SRB), Real Sociedad (ESP), Spartak Moskva (RUS)