Site icon Telegrafi

Juventusi shton Lacazetten dhe Martialin në listën me gjashtë dëshira për sulmin

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette është shtuar në listën e dëshirave të janarit të Juventusit, së bashku me sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Sulmi është reparti ku Zonja e Vjetër dhe trajneri Massimiliano Allegri janë të interesuar të përforcohen në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Martial dhe Lacazette janë të dy në shënjestër të Juventusit nëse nuk arrijnë të transferojnë Dusan Vlahovic nga Fiorentina.

Lexo po ashtu Juventusi është i dëshpëruar t’i zëvendësojë golat që i shënonte Cristiano Ronaldo

Zonja e Vjetër po lufton me Arsenalin dhe Tottenhamin për të nënshkruar me sulmuesin serb nga Fiorentina dhe transferimi i tij është shumë i vështirë.

21-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2023 dhe deri më tani ka rezistuar ndaj një rinovimi kontrate, por klubi Viola kërkon rreth 70-80 milionë euro për ta lënë të lirë.

Juventusi është i etur për ta rrëmbyer atë nga rivalët e tyre në Serie A, por ata dyshohet se kanë hartuar gjithashtu një listë me pesë alternativa të mundshme.

Trajneri i Juventusit, Allegri, ka identifikuar si opsione të tjera Martial dhe Lacazette, të cilët janë lehtë të arritshëm.

Darwin Nunez i Benficas dhe Lorenzo Lucca janë gjithashtu në listë, së bashku me Mauro Icardi të Paris Saint-Germainit./Telegrafi/

Exit mobile version