Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi në verë dhe raportet në Itali sugjerojnë që Zonja e Vjetër po shqyrton marrëveshjet e shkëmbimit që përfshijnë lojtarë të Barcelonës, Real Madridit dhe klubeve tjera të mëdha.
Dybala do të shohë skadimin e kontratës së tij në qershor të 2022. Ai refuzoi një ofertë për zgjatjen e kontratës verën e kaluar dhe agjenti i tij është në Argjentinë, në pritje të një propozimi të ri.
Si mediumeve La Gazzetta dello Sport ashtu edhe Tuttosport, Juventusi konsideron përfshirjen e argjentinasit në marrëveshje shkëmbimi me gjigantët evropianë si Barcelona, Real Madrid dhe gjigantët e Ligës Premier.
Gazeta Tuttosport raporton se Juventusi do të ndërronte ‘La Joyan’ me Iscon e Real Madridit ose Ousmane Dembelen e Barcelonës.
Paulo #Dybala could leave #Juventus in the summer and reports in Italy suggest the Old Lady are considering swap deals involving #Barcelona, #RealMadrid and the #PremierLeague giants. https://t.co/55ENjyEork #Juve #SerieA #Calcio #Transfers pic.twitter.com/1VDtsFuMMS
— Football Italia (@footballitalia) March 28, 2021
Mauro Icardi i PSG-së mbetet gjithmonë një mundësi dhe e njëjta gjë është e vërtetë për Joao Felix (Atletico Madrid), Paul Pogba (Manchester United) dhe Gabriel Jesus (Manchester City).
Sipas La Gazzetta dello Sport, Tottenham dhe Liverpooli gjithashtu mund të bashkohen në garën për të nënshkruar 27-vjeçarin i cili u bashkua me Juventusin në një marrëveshje 40 milionë eurosh nga Palermo në 2015. /Telegrafi/