Site icon Telegrafi

Jadon Sancho rinovon kontratën me Dortmundin, bëhet adoleshenti i dytë më i paguar në futbollin botëror – lë pas emra si Felix, Kean dhe Foden

Jadon Sancho është katapultuar në vendin e dytë përkrah Vinicius Junior të Real Madridit në listën e adoleshentëve më të paguar në futbollin botëror.

Ylli i Borussia Dortmund, 19 vjeç, ka pranuar të bëjë një marrëveshje të re mahnitëse që do ta shohë atë të fitojë 190 mijë funte apo 208 mijë euro në javë në Gjermani.

Mediumi britanik Daily Mail ka zbuluar se Sancho, i cili do të fitojë 10 milionë funte apo rreth 11 milionë euro në vit në kontratën e tij të re, është bërë një nga të rinjtë më të paguar në futboll.

Lexo po ashtu Paraqitja e Jadon Sanchos kundër Bayernit e vërteton se ai është një nga talentet më të mëdhenj në futbollin botëror

Sipas gazetës, vetëm Callum Hudson-Odoi është mbi të pasi thuhet se ka pranuar për të nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me Chelsean me vlerë deri në 200 mijë funte apo 218 mijë euro në javë.

Hudson-Odoi është adoleshenti më i paguar në botë

Anësori i Bluve, 18 vjeç, ka qenë në bisedime me klubin londinez për një kontratë të re dhe thuhet se ka arritur marrëveshje dhe është rikthyer në stërvitje më herët sesa pritej pas një dëmtim të tendonit të Akilit që mori në prill.

Më tej pas Hudson-Odoi dhe Sancho gjinden dyshja e vlerësuar e Real Madridit, Vinicius është Rodrygo, me të parin që fiton sa anglezi dhe të dytin, i cili arriti në klub këtë verë ka një kontratë prej 76 mijë funtesh apo 83 mijë euro në javë.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët më të vlefshëm në botë momentalisht - Mbappe i pari, Messi i katërti, Ronaldo as në 'top 10'

Transferimi i i verës i Tottenham Hotspur, Ryan Sessegnon, është në vendin e pestë me 70 mijë funte apo rreth 77 mijë euro në javë.

Joao Felix, i cili ishte nënshkrimi i madh i Atletico Madridit prej 126 milionë eurosh nga Benfica, renditet i gjashti me marrëveshjen e tij prej 58 mijë funtesh apo 63 mijë eurosh  në javë.

Më poshtë janë dhjetë të rinjtë më të paguar në botë.

Callum Hudson-Odoi (Chelsea): 218,000 në javë

Jadon Sancho (Borussia Dortmund): 208,000 në javë

Vinicius Junior (Real Madrid): 208,000 në javë

Rodrygo (Real Madrid): 83,000 në javë

Ryan Sessegnon (Tottenham Hotspur): 77,000 në javë

Joao Felix (Atletico Madrid): 63,000 në javë

Moise Kean (Everton): 58,000 në javë

Phil Foden (Manchester City): 33,000 në javë

Reiss Nelson (Arsenal): 33,000 në javë

Takefusa Kubo (Real Madrid): 19,000 në javë

Javën e kaluar, Observatori i Futbollit CIES renditi Sanchon si lojtarin e pestë më të vlefshëm në botë, i renditur vetëm pas Kylian Mbappe, Mohamed Salah, Raheem Sterling dhe Lionel Messi. /Telegrafi/

Exit mobile version