Telegrafi

Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në Ligën Premier, dominohet nga lojtarët e Man Cityt  

De Gea, Hazard, Aguero (Foto: Goal.com)

Portali i njohur sportiv Goal.com ka përpiluar formacionin më të mirë të dekadës në kampionatin anglez, Liga Premier.

Liga Premier në dekadën e fundit është dominuar nga Manchester City, të cilët kanë fituar katër nga dhjetë titujt e fundit në kampionat.

Pas tyre vjen Chelsea me tre trofe të fituar, Manchester Unitedi me dy trofe dhe Leicester City me një titull.

Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në Serie A, dominohet nga lojtarët e Juventusit

Pikërisht lojtarët e Cityt janë ata të cilët dominojnë këtë formacion të dekadës, duke qenë gjashtë sosh, tre të Chelseat, dhe një të Liverpoolit dhe Unitedit.

Në portë gjendet David De Gea, ndërsa mbrojtja formohet nga Pablo Zabaleta, Vincent Kompany, Virgil Van Dijk dhe Cesar Azpilicueta.

Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në La Liga

Në mesfushë vend kanë zënë Yaya Toure, N’Golo Kante dhe David Silva, ndërsa sulmi përbëhet nga Raheem Sterling, Sergio Aguero dhe Eden Hazard.

Më poshtë keni formacionin e dekadës në Ligën Premier nga Goal:

/Telegrafi/