Telegrafi

Gerrard: Jam tifoz numër një i Messit, por Van Dijk e meriton Topin e Artë më shumë

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se Virgil van Dijk e meriton Topin e Artë pas paraqitjeve të tij superiore gjatë rrugës për të fituar Ligën e Kampionëve.

Van Dijk është në garë për çmimin më të lartë individual të futbollit, duke dalë kundër superyllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Por Gerrard, tani trajner i Rangers, pretendon të jetë “tifoz numër një i Messit”, por nuk ka dyshim se mbrojtësi i Liverpooli duhet të marrë çmimin.

Lexo po ashtu Klopp: Messi është më i miri i kësaj gjenerate, por Topin e Artë e meriton Van Dijk

Duke folur pas barazimit të Rangers me Feyenoord, Gerrard u përgjigj kur u pyet nga një reporter holandez nëse Van Dijk duhet të fitojë: “Po, 100 për qind”.

“Unë jam tifoz numër një i Messit. E dua lojtarin. Numrat e tij në asistime dhe gola janë të pabesueshme. Unë jam padyshim një tifoz i Messit”.

Lexo po ashtu Hummels: Messi është lojtari më i mirë që e kam parë ndonjëherë

“Por nëse flisni për qëndrueshmëri nga një lojtar gjatë një viti, i cili fiton Ligën e Kampionëve dhe është absolutisht pa të meta në çdo paraqitje, kjo do të thotë që ju meritoni të fitoni Topin e Artë”, përfundoi legjenda e Reds.

Van Dijk përfundoi i dyti pas Messit në çmimet e “The Best” nga FIFA në shtator, ndërsa ceremonia e Topit të Artë do të mbahet me 3 dhjetor. /Telegrafi/