Telegrafi

Gara për ‘Këpucën e Artë’ 2018-19: Messi, Mbappe, Ronaldo dhe të tjerët

Edhe këtë edicion sulmuesit janë në formë të lartë, ata që edhe në sezonet e shkuara kanë treguar formë të lartë.

‘Lufta’ për ‘Këpucën e artë’ vetëm ka filluar me Lionel Messi që udhëheq edhe këtë sezon, por me emra si Cristiano Ronaldo e Kylian Mbappe që po e ndjekin nga pas.

Në kampionatet e mëdha një gol, llogaritet dy pikë, ndërsa te më të voglat 1.5 pikë e kështu me radhë.

#1 Lionel Messi | Barcelona | 19 gola (38 pikë)

Argjentinasi edhe pas largimit të Ronaldos vazhdon të mbetet lojtari kryesor në La Liga. Ai shënon në pothuajse çdo ndeshje.

#2 Kylian Mbappe | PSG | 18 gola (36 pikë)

Fituesi i Kupës së Botës me Francën, po kalon një sezon të mirë në Ligue 1. Ai ka shënuar katër herë për 13 minuta në fitoren ndaj Lyon 5-0. Ai shënoi edhe një het-trik ndaj Guingamp në janar kur fituan 9-0.

#3 Fabio Quagliarella | Sampdoria | 16 gola (32 pikë)

Veterani italian po tregon edhe një herë se e njeh kampionatin. Ai e ka thyer rekordin e sezonit 1994-95 që mbahej nga Gabriel Batistuta, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi.

#4 Mohamed Salah | Liverpool | 16 gola (32 pikë)

Edhe këtë sezon po tregon fortë të lartë në Ligën Premier. Ai ka vetëm një het-trik në ndeshjen ndaj Bournemouth (4-0).

#5 Edinson Cavani | PSG | 16 gola (32 pikë)

Uruguaiani vazhdon të shënojë në Ligue 1. Ai së bashku me  Mbappen dhe Neymarin, janë një forcë e madhe për PSF-në.

#6 Luis Suarez | Barcelona | 15 gola (30 pikë)

Suarez ka treguar se është një sulmues si madh dhe çdo vit shënon gola të rëndësishëm. Këtë sezon e ka një het-trik ndaj Real Madridit.

Suarez e ka fituar dy herë Këpucën e Artë në vitet 2014 dhe 2016.

#7 Cristiano Ronaldo | Juventus | 15 gola (30 pikë)

Ish sulmuesi i Real Madridit po tregon formë të lartë edhe në Serie A.  Ai ka shënuar në tetë ndeshje radhazi si mysafirë.

#8 Duvan Zapata | Atalanta | 15 gola (30 pikë)

Kolumbiani po e zhvillon sezonin e jetës te Atalanta, ndërsa ka gjetur rrjetën tri herë në ndeshje me Udinesen.

#9 Nicolas Pepe | Lille | 15 gola  (30 pikë)

Sulmuesi 23 vjeç po tregohet shënues i rregullt dhe ka tërhequr mendjen e shumë kubeve.

#10 Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 14 gola (28 pikë)

Aubameyang po tregon këtë sezon atë që di të bëjë, të shënojë gola dhe deri tani ka 14.

#11 Harry Kane | Tottenham | 14 gola (28 pikë)

Fituesi i Këpucës së Artë në Ligën Premier, Kane, edhe pse është  lënduar mbetet lartë në listë.

Ai ka shënuar 14 herë deri më tani. /Telegrafi/