Harry Maguire zyrtarisht është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Ia ka kaluar te Manchester United për 80 milionë funte (87 milionë euro), duke e kaluar Virgil van Dijkun, që kishte kaluar te Liverpooli, para një viti e gjysmë.
Por kjo është mënyra se si po ec ky afat kalimtar.
Lojtarët kushtojnë më shtrenjtë në këtë kohë, dhe kjo reflekton edhe në formacionin më të shtrenjtë në histori.
Të gjitha 11 transferimet kanë ndodhur në tri vitet e fundit, me Paul Pogba (89 milionë funte, 105 milionë euro) te Manchester United, që është më i vjetri.
Përshkak të ndryshimit të valutave, ky formacion i paguar në euro kushton mbi 1 miliard euro.
Mposht i gjeni secilin lojtarë në secilën pozitë. /Telegrafi/
Kepa Arrizabalaga | Chelsea | 71.6 milionë funte
Kyle Walker | Man City | 53 milionë funte
Virgil van Dijk | Liverpool | 75 milionë funte
Harry Maguire | Man Utd | 80 milionë funte
Lucas Hernandez | Bayern Munich | 68 milionë funte
Rodri | Man City | 62.8 milionë funte
Paul Pogba | Man Utd | 89 milionë funte
Frankie de Jong | Barcelona | 65 milionë funte
Philippe Coutinho | Barcelona | 142 milionë funte
Neymar | PSG | 222 milionë funte
Kylian Mbappe | PSG | 165.7 milionë funte