Site icon Telegrafi

Formacioni më i mirë i ligave evropiane deri më tani (Foto)

Portali i njohur britanik sportiv “Goal.com” ka zgjedhur formacionin apo 11-shen më të mirë në ligat kryesore evropiane.

Me ligat kryesore evropiane që tashmë kanë shkuar në javën e tetë apo nëntë eventualisht, një numër i lojtarëve kanë vënë tashmë paraqitjet e tyre prej një super-ylli.

Barcelona, Paris Saint-Germain, Juventus dhe të dy ekipet nga Manchesteri janë ndër ata që mbeten të pamposhtur në ligat e tyre, ndërsa Napoli dhe Borussia Dortmund udhëheqin kampionatet respektivisht në Itali dhe Gjermani.

Lexo po ashtu Formacioni me yjet që mbesin pa kontrata në 2018: Messi, Ozil dhe Iniesta janë vetëm disa nga ta (Foto)

Por, cilët lojtarë kanë pasur fillimin më të mirë në sezonin? Portali Goal.com përpiqet t’i bashkojë ata në skuadrën apo formacionin më të mirë të sezonit deri tani…

Portali ‘Goal.com’ ka zgjedhur portierin e Manchester Unitedit, spanjollin David De Gea si më të mirin në kampionatet evropiane deri më tani.

David De Gea

Mbrojtja përbëhet nga Dani Alves i Paris Saint-Germain, Gerard Pique i Barcelonës, Phil Jones i Unitedit dhe Fhouzi Ghoulam i Napolit.

Adrien Rabiot

Në mesfushë të përbërë nga tre lojtarë spikasin emrat e Adrien Rabiotit të PSG-së, Kevin De Bruyne i Man Cityt dhe ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi.

Edhe sulmi sipas Goal-it ka tre lojtarë, ndërsa vendet i kanë zënë Paulo Dybala i Juventusit, Neymar i PSG-së dhe Radamel Falcao i Monacos. /Telegrafi/

Formacioni sipas Goal.com: 

Exit mobile version