Telegrafi

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve – Dominojnë lojtarët e Liverpoolit dhe Cityt, aty edhe CR7 (Foto)

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 14: Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates scoring the 2nd Real Madrid goal during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Bernabeu on February 14, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Liga e Kampionëve ka zgjedhur formacionin e javës në ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt.

Gjatë të martës dhe mërkurës mbrëma janë zhvilluar ndeshjet e para të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Të martën luajtën Juventusi ndaj Tottenhamit, ku përfunduan me barazim 2-2 dhe Manchester City që fitoi në udhëtim te Baseli me rezultat të thellë 0-4.

Lexo po ashtu Remi në Torino, Juve shënon dy gola - por aq i realizon edhe Tottenhami

Nga këto katër ndeshje interesante të zhvilluara është zgjedhur edhe formacioni i javës nga Liga e Kampionëve.

Tottenhami, edhe pse mori një barazim shumë të vlefshëm në udhëtim te kampioni i Italisë, përfaqësohet me vetëm një futbollistë, mesfushorin Christian Eriksen.

Tottenham duke e festuar golin e barazimit (Getty Images)

Në anën tjetër, Manchester City që dominoi në udhëtim te Baseli, ka plot katër futbollistë në formacion: Ederson në portë, Nicolas Otamendi në mbrojtje dhe Bernardo Silva e Ilkay Gundogan në mesfushë.

Lexo po ashtu Reali tregon kush është kampioni, nënshtron PSG-në në Bernabeu

Me katër lojtarë në formacion përfaqësohet edhe Liverpooli, ku në mbrojtje është i ri Alexander-Arnold, James Milner në mesfushë dhe Sadio Mane dhe Roberto Firmino në sulm.

Dy futbollistë tjerë të formacionit janë yjet e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Marcelo, të cilët ishin shënues në fitoren 3-1 ndaj Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: