Telegrafi

Ekipi i sezonit në Ligën Premier pas 11 javësh (Foto)

Pas 11-të javëve në Ligën Premier, faqja sportive angleze për statistika Squawka ka përpiluar formacionin më të mirë deri më tani në kampionatin elitar anglez.

Forma e mirë e Chelseat në javët e fundit ka bërë që formacioni të ketë tre lojtarë të Bluve, aq sa ka erdhe Arsenali.

Lexo po ashtu Lojtarët me më së shumti faulle në Ligën Premier, në mesin e tyre edhe një shqiptar (Foto)

Kurse Manchester Unitedi, City dhe Liverpooli kanë vetëm nga një lojtar në njëmbëdhjetëshin më të mirë të cilin mund ta shikoni më poshtë.

Vlen të theksohet se pas 11 ndeshjeve në vendin e parë është Liverpooli me 26 pikë, kurse në të dytin Chelsea me një pikë më pak.

Lojtarët që nuk janë në formacionin e më poshtëm, por që ia vlen të përmenden:

Hugo Lloris (Tottenham), Shkodran Mustafi (Arsenal), Cesar Azpilicueta (Chelsea), Jan Vertonghen (Tottenham), Joe Allen (Stoke City), Dimitri Payet (West Ham), Sadio Mane (Liverpool), Romelu Lukaku (Everton), Diego Costa (Chelsea). /Telegrafi/

Formacioni 3-4-3: Heaton (West Ham); Blind (Man Utd), Van Dijk (Southampton), Koscielny (Arsenal); Ozil (Arsenal), Kante (Chelsea), Matic (Chelsea), De Bruyne (Man City); Hazard (Chelsea), Sanchez (Arsenal), Coutinho (Liverpool).