Telegrafi

Dhjetëshja e lojtarëve më të vlefshëm aktualisht në botë – Messi larg vendit të parë, Ronaldo jashtë ‘top 10’

Për shumë njerëz dhe njohës të futbollit, Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, pa dyshim më i miri i të gjitha kohërave, por ai aktualisht nuk është më i vlefshmi.

Me pezullimin e futbollit në të gjithë Evropën, tregu i transferimeve është përqendruar edhe një herë dhe një numër emrash të mëdhenj merren me lëvizjet e verës.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, argjentinasi gjendet i teti në renditjen botërore kur bëhet fjalë për vlerën aktuale, me një mori yjesh nga Bundesliga, Liga Premier dhe Ligue 1 që gjende para yllit të Barcelonës.

Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar listën e dhjetë lojtarëve më të vlefshëm në botë momentalisht, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë.

10.Antoine Griezmann (Barcelona) – 120 milionë euro

Francezi vlerësohet me 120 milionë euro, kjo është pikërisht shifra që Barcelona pagoi te Atletico Madridi verën e kaluar.

9.Jadon Sancho (Borussia Dortmund)- 120 milionë euro

Sulmuesi anësor i Dortmundit është njëri nga lojtarët më premtues në botë, me dy sezone mbresëlënëse me klubin gjerman pas largimit nga Manchester City.

Ai padyshim që do të jetë një nga lojtarët më të ndjekur gjatë verës dhe Dortmundi pret që të fitojë shumë para nga anglezi i ri.

8.Lionel Messi (Barcelona) – 140 milionë euro

Messi ka një klauzolë të madhe prej 700 milionë eurosh, por edhe të drejta për t’u larguar falas gjatë verës, ndërsa në treg vlerësohet me vetëm 140 milionë euro.

7.Kevin de Bruyne (Manchester City) – 150 milionë euro

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Pep Guardiolas te Manchester City, dhe lojtari kryesor në mposhtjen e Real Madridit së fundmi, zë vendin e shtatë.

6.Harry Kane (Tottenham) – 150 milionë euro

Ylli i Tottenhamit dhe Anglisë ka qenë një nga sulmuesit më vdekjeprurës në botë për pesë vitet e fundit, dhe kjo e gjen atë në vendin e gjashtë në renditje.

5.Mohamed Salah (Liverpool) – 150 milionë euro

Pas disa viteve të mira në Liverpool, Salah ka ngritur edhe çmimin duke shkuar në 150 milionë euro dhe duke zënë vendin e pestë.

4.Sadio Mane (Liverpool) – 150 milionë euro

Një tjetër lojtar që ka qenë në formë të pa-rezistueshme nën drejtimin e Jurgen Klopp, ku ata duken të sigurt drejt triumfit në Ligën Premier.

Mane është një anëtar i denjë i pesë më të mirëve me një çmim prej 150 milionë eurosh.

3.Neymar Jr. (Paris Saint-Germain) – 160 milionë euro

Pavarësisht se është në listën e tre të parët, vlera e superyllit të PSG-së ka rënë që nga transferimi i tij nga Barcelona në vitin 2017, megjithëse një pjesë e vogël e klubeve do të ishin më shumë se të gatshëm ta transferonin atë.

2.Raheem Sterling (Manchester City) – 160 milionë euro

Anësori anglez vlerësohet në të njëjtën shifër si Neymar dhe, me një ndalesë dy-vjeçare evropiane për Manchester Cityn, një largim i Sterling nga Etihad nuk është i paimagjinueshëm, pavarësisht vlerësimit të tij prej 160 milionë eurosh.

1.Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – 200 milionë euro

Lider i listës së lojtarëve më të vlefshëm është djaloshi i artë i Francës, dhe me një largësi të konsiderueshme të vlerës.

Në vetëm 21 vjeç, ai ka fituar Kupën e Botës dhe shënon gola për argëtim në Ligue 1, megjithatë ka shumë më tepër për të ardhur nga sulmuesi elektrizues i PSG-së.

/Telegrafi/