Telegrafi

Dhjetë trajnerët që mund ta zëvendësojnë Zidanen te Real Madridi (Foto)

Portali i njohur britanik “Goal.com” ka përpiluar një listë me dhjetë trajnerët që mund të vinë si zëvendësues i Zinedine Zidanes në stolin e skuadrës së madhe spanjolle, Real Madridit.

Real Madridi është larg formës së sezonit të kaluar, pasi deri më tani ka befasuar për të keq me rezultatet në Ligën e Kampionëve dhe La Liga, dhe këtë e tregon më së miri pozita e tyre.

Pas rezultateve negative kanë dal në pah edhe zërat se trajneri i klubit, francezi Zinedine Zidane nuk e ka punën e sigurt dhe tani ka filluar t’i lëkundet shumë karrigia.

Zidane thuhet se është në prag të shkarkimit dhe ndeshja e fundit e humbur nga Villarreali me rezultat 1-0 ka mbushur kupën e Presidentit Florentino Perez.

Zidane pritet të largohet nga Perezi (Getty Images)

Pas zërave se trajneri francez mund të largohet, portali i njohur britanik Goal.com ka përpiluar një listë me dhjetë trajner që mund ta zënë vendin e tij në stolin e Mbretërve.

Disa emra janë të përmendur që një kohë të gjatë dhe ditën tash e sa muaj për tifozët, por disa emra tjerë janë befasues.

Lista me emra të njohur tashmë që janë lidhur me stolin e Realit janë Antonio Conte i Chelseat dhe Mauricio Pochettino i Tottenhamit dhe Joachim Low i Gjermanisë.

Ndërsa emra më befasues janë ai i ish-trajnerit Jose Mourinho, Maurizio Sarri i Napolit, Leonardo Jardim i Monacos, Marcelino i Valencias dhe Unai Emery i PSG-së.

Joachim Low (Gjermani)

(Getty Images)

Antonio Conte  (Chelsea)

(Getty Images)

Mauricio Pochettino (Tottenham.H)

(Getty Images)

Unai Emery (PSG)

(Getty Images)

Marcelino Garcia Toral (Valencia)

Leonardo Jardim (Monaco)

(Getty Images)

Arsene Wenger (Arsenal)

(Getty Images)

Maurizio Sarri (Napoli)

(Getty Images)

Massimiliano Allegri (Juventus)

(Getty Images)

Jose Mourinho

(Getty Images)

/Telegrafi/