Site icon Telegrafi

Dhjetë fanellat më të vlefshme të futbollit klasik: Nga ajo e Barçës 1992 deri te ato legjendare të Liverpoolit, Juves, Interit e Man Utd

Fanella e Barcelonës me të cilën e fitoi Kupën e parë Evropiane në vitin 1992 është më e shtrenjtë në treg nga fanellat e vjetra.

Për këtë arsye është më se vështirë për t’u arritur tek një fanellë e tillë.

Rezultatet për 10 fanellat më të shtrenjta kanë dalë pasi janë analizuar çmimet në dy faqet e njohura për fanella klasike si: Football Classic Shirts e Casumo.

Një fanellë e tillë e Barcelonës mund të shkojë në treg deri në 680 euro, shkruan Marca.

Të tjera që janë shtrenjtë për tu blerë është edhe ajo e Napolit të Maradonës, që zë vendin e dytë.

Në listë janë dhe fanellat historike të klubeve si Milan, Man United, Liverpool, Chelsea, Arsenal, Juventus apo Liverpool.


Ky është renditja e dhjetë më të çmuarve

10. Juventus 1997/1998

9. Borussia Dortmund 1996/1997

8. Liverpool 1989-1991

7. Chelsea 1986-1987

6. Inter 1997-1998

5. Arsenal 1991-1993

4. Milan 1999-200

3. Manchester United 1986-1988

2. Napoli 1990-1991

1. FC Barcelona 1991-1992


/Telegrafi/ 

Exit mobile version