Telegrafi

“Derby d’Italia”, formacioni i kombinuar dominohet nga lojtarët e Interit (Foto)

Ndeshja mes Juventusit dhe Interit i njohur si Derbi i Italisë apo “Derby d’Italia” po afrohet, me ndeshjen që luhet të shtunën mbrëma nga ora 20:45.

Zonja e Vjetër e pret Interin sot (e shtunë) në derbin e madh italian që është i vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit italian.

Takimi mes këtyre dy skuadrave gjithmonë ka sjell emocione të mëdha dhe gjithçka tjetër, shkaku edhe i rivalitetit dhe i urrejtjes mes vete ndër vite.

Lexo po ashtu Sfida brenda ‘Derbit të Italisë’, Higuain apo Icardi

Ky derbi i Italisë i këtij sezoni pritet të jetë edhe më interesant, pasi Nerazurrët udhëtojnë drejt Torinos si lider të Serie A, pas një kohë relativisht të gjatë.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka 12 fitore dhe tri barazimi në 15 ndeshjet e para të kampionatit, duke qenë një arrë e fortë për gjithë kundërshtarët këtë sezon.

Icardi pritet të jetë rreziku kryesor i Juventusit në këtë derbi (Getty Images)

në anën tjetër, Juventusi edhe pse gjendet në pozitën e tretë në tabelë dhe vetëm dy pikë më pak se Interi, ka pasur luhatjet e veta dhe nuk ka treguar fytyrën e kampionit dhe fuqisë absolute të kampionatit.

Lexo po ashtu Juventus - Inter, formacionet e mundshme në Derbin e Italisë (Foto)

Edhe mediat italiane dhe evropiane në publikimet e tyre për formacionet e kombinuara kanë vendosur më shumë lojtarë Nerazzurr sesa Bianconer.

Sipas një formacioni të publikuar nga portali i statistikave Whoscored.com, formacioni i kombinuar për “Derby d’Italia” përbëhet nga tetë lojtarë të Interi dhe vetëm tre të Juventusit. /Telegrafi/  

Formacioni i kombinuar i Derbit të Italisë: