Ndeshja mes Juventusit dhe Interit i njohur si Derbi i Italisë apo “Derby d’Italia” po afrohet, me ndeshjen që luhet të shtunën mbrëma nga ora 20:45.
Zonja e Vjetër e pret Interin sot (e shtunë) në derbin e madh italian që është i vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit italian.
Takimi mes këtyre dy skuadrave gjithmonë ka sjell emocione të mëdha dhe gjithçka tjetër, shkaku edhe i rivalitetit dhe i urrejtjes mes vete ndër vite.
Ky derbi i Italisë i këtij sezoni pritet të jetë edhe më interesant, pasi Nerazurrët udhëtojnë drejt Torinos si lider të Serie A, pas një kohë relativisht të gjatë.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka 12 fitore dhe tri barazimi në 15 ndeshjet e para të kampionatit, duke qenë një arrë e fortë për gjithë kundërshtarët këtë sezon.
në anën tjetër, Juventusi edhe pse gjendet në pozitën e tretë në tabelë dhe vetëm dy pikë më pak se Interi, ka pasur luhatjet e veta dhe nuk ka treguar fytyrën e kampionit dhe fuqisë absolute të kampionatit.
Edhe mediat italiane dhe evropiane në publikimet e tyre për formacionet e kombinuara kanë vendosur më shumë lojtarë Nerazzurr sesa Bianconer.
Sipas një formacioni të publikuar nga portali i statistikave Whoscored.com, formacioni i kombinuar për “Derby d’Italia” përbëhet nga tetë lojtarë të Interi dhe vetëm tre të Juventusit. /Telegrafi/
Formacioni i kombinuar i Derbit të Italisë: