Telegrafi

Courtois drejt largimit nga Chelsea, pesë portierët që mund ta zëvendësojnë belgun

Thibaut Courtois (Getty Images)

Portieri belg, Thibaut Courtois pritet të largohet këtë verë nga Chelsea dhe destinacioni i tij i radhës mendohet të jetë Real Madridi.

Blutë e Londrës po hasin në probleme të mëdha këtë verë pasi shumë nga yjet e skuadrës kanë deklaruar dëshirën për largim nga klubi.

Eden Hazard dhe Courtois janë dy lojtarët e parë që pritet të largohen nga Stamford Bridge këtë afat kalimtar.

Lexo po ashtu Chelsea pranon ofertën e Real Madridit për Courtois?

Sikurse Hazard, edhe Courtois pritet të bashkohen me gjigantin spanjoll, Real Madridin, me mediat spanjolle dhe ato angleze që i cilësojnë marrëveshjen tashmë të arritura.

Courtois pritet t’i bashkohet Real Madridit (Getty Images)

Courtois mendohet se do të transferohet te Mbretërit për një shifër prej 35 milionë eurosh pasi është në vitin e fundit të kontratës së tij me Blutë.

Me largimin e Courtois natyrshëm lind pyetja se kush do të jetë zëvendësuesi i belgut në portën e Chelseat për sezonin e ri?

Lexo po ashtu Pushimet në Spanjë, Courtois po i shfrytëzon edhe për bisedime me Realin

Sportskeeda ka përpiluar një listë me pesë zëvendësuesit e mundshëm, ku listës i prinë portieri danez i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel, i pasuar nga ish-portieri Petr Cech.

Në listë janë edhe portieri i Atletico Madridit Jan Oblak, ai i Milanit Gianluigi Donnarumma dhe holandezi i Barcelonës, Jasper Cillessen.

1.Kasper Schmeichel – Leicester City

2.Petr Cech – Arsenal

3.Jan Oblak – Atletico Madrid

4.Gianluiggi Donnaruma – Milan

5.Jasper Cillessen – Barcelona

/Telegrafi/