Telegrafi

Cila skuadër i ka tifozët më të zhurmshëm në Ligën e Kampionëve – publikohet lista

Është publikuar lista me tifozët më të zhurmshëm në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.

Mbështetësit e klubeve tashmë kanë filluar të kenë një pamje se si do të duket gara me madhe për klube në Evropë për sezonin e ardhshëm, me Manchester United që siguroi vendin e tyre në kompeticion javën e kaluar dhe Juventus nuk do të jetë në të.

Por për tifozët e Manchester Cityt dhe Interit ka të bëjë ende shumë me mënyrën se si do të përfundojë turneu i këtij viti dhe kush do ta marrë trofeun në shtëpi.

Lexo po ashtu Çfarë nënkupton festa Poznan, si filloi, cilat skuadra e bëjnë këtë dhe pse tifozët i kthejnë shpinën fushës

Për Cityn është shansi për t’u kurorëzuar si kampion evropian për herë të parë dhe Interi mund të jetë skuadra që do t’i ndalojë ata të fitojnë tripletën dhe të fitojnë titullin e tyre të parë evropian që nga viti 2010.

Si gjithmonë me finalen ka pasur shumë probleme me biletat për në Stamboll më 10 qershor, qoftë numri që i është dhënë secilës skuadër apo kostoja.

Megjithatë duket se edhe nëse do të ketë të njëjtin numër tifozësh nga secila anë, do të jetë City që do të ketë avantazhin kur bëhet fjalë për atmosferën.

Lexo po ashtu Gabimet që duhet të shmangë Interi ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve

Sipas Expedia Live City është çuditërisht në mesin e 10 tifozëve më të zhurmshëm dhe më të pasionuar në kompeticionin e këtij viti:

10) Juventus

9) Galatasaray

8) Chelsea

7) Borussia Dortmund

6) Rangers

5) Real Madrid

4) Celtic

3) Manchester City

2) Barcelona

1) Liverpool /Telegrafi/