Sot shënohet dita e gjashtë e agresionit rus të Ukrainës.
Zonat e banuara janë sulmuar në qytetet e Kharkiv dhe Kherson.
Gjithashtu një autokolonë e shtrirë përgjatë 65 kilometrave është fotografuar duke u nisur drejt Kievit.
Ndërkohë janë paralajmëruar edhe negociata të reja prej anës ruse, por që ukrainasit kanë vendosur kushte para takimit, transmeton Telegrafi.
Këto janë zhvillimet kryesore të ditës së sotme:
Pesë persona janë vrarë në një sulm ajror në kullën televizive të Kievit gjersa është dëmtuar edhe Memoriali i Holokaustit;
Moska ka nisur sulme të mëdha në Kharkiv dhe Kherson;
Dy raketa goditën ndërtesën e administratës shtetërore të rajonit Kharkiv në Sheshin e Lirisë, duke vrarë të paktën 10 dhe duke plagosur 35 persona;
Another video of the attack on the TV tower in #Kyiv pic.twitter.com/oo4bFv0xc5
— NEXTA (@nexta_tv) March 1, 2022
Një kolonë rreth 65 kilometra e gjatë me automjete ushtarake ruse ka marshuar drejt Kievit – megjithëse inteligjenca amerikane sugjeron se ka ngecur;
Melitopol, në Ukrainën juglindore, është nën “granatim të vazhdueshëm”, me gra dhe fëmijë të vrarë, thonë zyrtarët. Rebelët në Donetsk thonë se kanë krijuar dy korridore për evakuimin e civilëve;
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka njoftuar se do të hetojë nëse ka krime lufte në pushtimin rus
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se 136 civilë janë vrarë në total gjatë gjashtë ditëve të luftës, duke përfshirë 13 fëmijë. Të paktën 400 të tjerë janë plagosur;
Ukraina thotë se 5700 trupa ruse janë vrarë;
Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënon agresionin rus të Ukrainës;
The elected representatives of 27 EU countries applaud Zelensky (video link)
I reported from this place for 30 years and never saw it speak with one, very loud voice like this before. Putin has done what no one else achieved – brought the whole of our continent together, united pic.twitter.com/01X4xCBExs
— Alex Taylor (@AlexTaylorNews) March 1, 2022
Inteligjenca amerikane sugjeron se disa njësi ruse janë dorëzuar pa luftë;
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha një fjalim të fuqishëm në seancën e posaçme të Parlamentit Evropian përmes videolidhjes nga Kievi, duke thënë se “Askush nuk do të na thyejë”;
Sergey Lavrov është turpëruar gjatë seancës së Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB. Me të filluar fjalimin, shumë diplomatë kanë braktisur sallën në shenjë proteste;
Britania e Madhe vendos sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin në pushtimin rus. Ukraina ka thënë se beson se 300 tanke bjelloruse janë grumbulluar në kufi.
G7 ka rënë dakord për sanksione të reja kundër Rusisë;
Apple ka ndaluar shitjet në Rusi ndërsa Nike dhe Ford kanë pezulluar shitjet. /Telegrafi/