Sot është shënuar dita e shtatë e agresionit rus në Ukrainë.
Ka zhvillime të mëdha orë pas ore, ku qyteti i dytë më i madh Kharkiv, Kherson në jug dhe qytetin port të Mariupolit që po përballen me sulme të rënda, transmeton Telegrafi.
Po çfarë ndodhi në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë.
Kryeqyteti ukrainas, Kievi, është vënë nën granatime më të rënda, ndërsa forcat ruse rritin ofensivën e tyre dhe i afrojnë forcat drejt kryeqytetit në një përpjekje të dukshme për ta rrethuar atë;
Parashutistët rusë zbarkuan në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, pas disa ditësh bombardimesh që kanë vrarë ose plagosur dhjetëra civilë. Katër persona të tjerë vdiqën të mërkurën, thanë autoritetet lokale, duke shtuar se qyteti ishte ende nën kontrollin e tyre;
In historic "Uniting for Peace" session, #UNGA adopts resolution demanding that the Russian Federation immediately cease its use of force against Ukraine and withdraw its military forces. https://t.co/xWc4QO8ruV pic.twitter.com/NZ5xG7Cfu2
— United Nations (@UN) March 2, 2022
Putini nuk i kursen as fëmijët – arrestohen nxënësit e shkollave fillore që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë;
Civilë të vrarë nga granatimet ruse në Zhytmoyr, bombardohet spitali i maternitetit;
Më shumë se 350 civilë ukrainas janë vrarë dhe më shumë se 2000 janë plagosur, sipas shërbimit të urgjencës të Ukrainës. Qindra struktura duke përfshirë objekte transporti, spitale, kopshte dhe shtëpi janë shkatërruar;
Ukraina pretendoi se rreth 6,000 trupa ruse ishin vrarë në gjashtë ditët e para të pushtimit të Moskës dhe Kremlini nuk do ta merrte vendin e tij me bomba dhe sulme ajrore;
Ministria ruse e mbrojtjes tha se 498 ushtarë rusë kishin vdekur në Ukrainë që nga fillimi i fushatës së saj;
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe bëri thirrje për tërheqjen e menjëhershme të forcave të saj. Për rezolutën votuan 141 nga 193 shtete anëtare, 35 abstenuan dhe pesë – Rusia, Bjellorusia, Siria, Koreja e Veriut dhe Eritrea – votuan kundër;
⚡️🇷🇺🇧🇾🇺🇦“Hunter’s house” is ready to host second round of Russia-Ukraine negotiations pic.twitter.com/RkPVHBbAEF
— Belarus MFA 🇧🇾 (@BelarusMFA) March 2, 2022
Një raund i dytë bisedimesh thuhet se do të fillojë të enjten;
Një negociator rus tha se një armëpushim është në rendin e ditës, por Ukraina ka thënë se kërkesat e Moskës janë të papranueshme dhe Rusia duhet të ndalojë bombardimin e qyteteve të Ukrainës përpara se të pritet ndonjë përparim.
Gjykata Ndërkombëtare Penale pranon dëshmitë e 38 shteteve rreth mizorive ruse në Ukrainë;
Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale nis zyrtarisht hetimin për mizoritë ruse në Ukrainë
Oligarku rus Roman Abramovich thotë se po e shet klubin anglez, Chelsea. /Telegrafi/
Active investigations formally commence in Ukraine situation upon receipt of referrals by 39 states parties: https://t.co/DDkDs7qHlc
— Karim A. A. Khan KC (@KarimKhanQC) March 2, 2022