Telegrafi

Capello zbulon 11-shen e lojtarëve më të mirë që ka stërvitur, në bankën rezervë mbetet vetëm një kampion bote

Fabio Capello. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Fabio Capello është njëri nga trajnerët më të mirë në histori të futbollit.

Tekniku italian ka drejtuar skuadra të mëdha gjatë karrierës së tij si Real Madrid, Milan, Roma dhe Juventus.

Përveç ekipeve, Capello ka drejtuar edhe Kombëtaren e Rusisë dhe të Anglisë, ndërsa së fundmi ishte te skuadra kineze Jiangsu Suning.

72-vjeçari ka bërë një formacion me lojtarët që i ka stërvitur gjatë karrierës së tij.

Në portë është Gianluiggi Buffon, ndërsa mbrojtja është e çeliktë me Cafun, Maldinin, Baresin dhe Roberto Carlos.

Dejan Savicevic, Redondo dhe Rud Gullit është treshja e madhe në mesfushë.

Ndërkohë reparti ofensivë është i jashtëzakonshëm me Marco Van Basten, Raul Gonzalos dhe brazilianin Ronaldo.

Italiani në bankën rezervë e ka vetëm një futbollist dhe ai është ikona e Romës, Francesco Totti. /Telegrafi/