Telegrafi

Aguero i larguar, Kane i transferuar – Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt në sezonin 2021/22

Manchester City i sezonit 2021/22 pritet të këtë disa ndryshime, pasi formacioni titullar pritet të pësojë dy ndërhyrje.

Qytetarët kanë pasur një sezon brilant, duke fituar titullin në Ligën Premier dhe duke u mposhtu vetëm në finale të Ligës së Kampionëve.

Kështu, drejtuesit dhe trajneri Pep Guardiola nuk e kanë ndërment të bëjnë shumë ndryshime përpara sezonit të ri, pasi synojnë të përforcohen vetëm në dy pozita.

Lexo po ashtu Wijnaldum i larguar, Konate i transferuar – Formacioni i mundshëm i Liverpoolit në sezonin 2021/22

Por, si do të luajë Manchester City në sezonin 2021/22?

Sipas Goal.com, Guardiola pritet të bëjë dy ndryshime në formacion, ku të dy transferimet vijnë nga Liga Premier.

Emrat më të përfolur për t’u transferuar te City janë Harry Kane nga Tottenhami që shihet si pasues i Sergio Agueros së larguar dhe Jack Grealish nga Aston Villa.

Këtë dy lojtarë pritet të luajnë në vijën e sulmit së bashku me anglezin Raheem Sterling, i cili pritet të rinovojë kontratën pas shkëlqimin me Anglinë në Euro 2020.

Lexo po ashtu Xhaka i larguar, Locatelli i transferuar – Formacioni i mundshëm i Arsenalit për sezonin 2021/22

Në portë do të mbetet Ederson, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Kyle Walker, John Stones, Ruben Dias dhe Oleksandr Zinchenko.

Në mesfushë, Guardiola pritet t’i besoj emrave si Rodri, Kevin De Bruyne dhe Phil Foden.

Manchester City në sezonin 2021/22

/Telegrafi/