LAJMI I FUNDIT:

Vetura bie nga trageti në mes të detit (Video)

Vetura bie nga trageti në mes të detit (Video)

Një veturë tip fuoristradë është filmuar duke rënë nga një traget në ishullin Fraser, Australi në datë 31 Dhjetor.

Vetura ishte marrë me qira nga disa të rinj që udhëtonin me çanta mbi shpinë duke eksploruar botën.


Në veturë fatkeqësisht ndodheshin pasaporta, celularë, karta bankare dhe sende të tjera me vlerë.

Fatmirësisht në veturë nuk gjendej asnjë njeri brenda në momentin që ra në ujë, rreth orës 10 të mëngjesit.

Djemtë të cilët nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike, udhëtonin me çanta në shpinë drejt ishullit për të pritur ardhjen e Vitit të Ri.

Pamjet filmike në vijim të publikuara nga kanali 9 News Brisbane, tregojnë momentin në të cilin makina bie nga trageti dhe zhytet në ujë.