LAJMI I FUNDIT:

Kur presidenti dhe sekretari amerikan flisnin për ndëshkimin e Italisë shkaku i pushtimit të Shqipërisë

Kur presidenti dhe sekretari amerikan flisnin për ndëshkimin e Italisë shkaku i pushtimit të Shqipërisë

Gazeta franceze, “Le Matin”, ka botuar të dielën e 9 prillit 1939, në faqen e tretë deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Cordell Hull, në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.

Hull, i mbështetur plotësisht nga presidenti Franklin D. Roosevelt, e shihte këtë pushtim si një rrezik tepër të madh për paqen botërore. Prandaj, qeveritarët e lartë amerikanë janë mbledhur asokohe për hartuar një plan me qëllim për të ndëshkuar Italinë fashiste.

Cili ka qenë ky plan? Çfarë përmban deklarata e Sekretarit të Shtetit Amerikan?


Në vijim do të gjeni shkrimin e plotë të sjellë në shqip nga Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

“Washington, 8 prill. (Dép. Havas).

Z. Cordell Hull, pas një bisede telefonike me presidentin Roosevelt, ka dhënë këtë deklaratë për shtyp:

‘Pushtimi i dhunshëm i Shqipërisë është padyshim një kërcënim shtesë për paqen në botë. Pushtimi bie në kundërshtim me vullnetin e të gjithë popujve për të parë qeveritë e tyre t’i udhëheqin në udhën e paqes dhe jo atë të luftës. Është e panevojshme të shtojmë se efekti i pashmangshëm i kësaj ngjarjeje, që vjen pas disa të ngjashmëve, ka për qëllim të shkatërrojë besimin dhe të minojë stabilitetin botëror. Kjo do të ndikojë edhe në vetë mirëqenien tonë.’

Z. Hull shprehu mendimin se Italia ka shkelur Paktin Kellogg. Ai ndër të tjera tha se embargoja e armëve kundër Italisë në bazë të aktit të neutralitetit po diskutohej nga zyrtarë të lartë qeveritarë.

Presidenti Roosevelt, gjatë një konference për shtyp në Warm Springs tha se ai mbështet plotësisht deklaratën e Sekretarit të Shtetit.”

Në trend

Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Magazina
Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Politikë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes vizaton në krah fjalë arabe

Sekretari amerikan i Mbrojtjes vizaton në krah fjalë arabe

Interesante
Sjelljet që zbulojnë një fëmijë të cilit i bërtasin shpesh

Sjelljet që zbulojnë një fëmijë të cilit i bërtasin shpesh

Fëmija juaj
Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori