“Easy invest”, një nga bursat e investimeve online ka mbyllur aktivitetin në Shqipëri duke marrë me vetë investimet e qindra kreditorëve në Shqipëri dhe Kosovë. Lajmi u njoftua nga kreditorët e kompanisë pranë Monitor, të cilët janë braktisur që në korrik të këtij viti pa asnjë sqarim.
Easy invest që funksiononte si një platformë investimi online, në korrik të këtij viti mbylli webin “www.easyinvest.al”nën shënimin “under construction”.
Gjithashtu adresa fizike e kompanisë në rrugën Donika Kastrioti, pallati 14 kati pare në Tiranë nuk i përket më kësaj kompanie.
Sakaq kompania ka shpallur falimentin në Qendrën Kombëtare te Regjistrimit duke kaluar në pezullim statusin e saj, që në korrik të këtij viti, por pa lajmëruar asnjë nga investitorët duke lënë pas vetëm humbje.
Frasheri nga Berati një nga investitorët e Easy Invest tha se e nisi lojën me 60 euro investim. Lekët u depozituan në llogarinë e Easy në Bankën Kombëtare Tregtare në numrin e llogarisë “35 35 68”. Frashëri një ish mësues me njohuri të admirueshme për bursat online tha se e nisi investimin me shumë për hobi se sa për fitim. Por teksa njoftoi se kompania është zhdukur bashkë me kontaktet tha se ka shumë investitorë të tjera në Shqipëri dhe Kosovë që kanë humbur shuma të mëdha parash. Frashëri tha, se ishte i interesuar për statusin juridik të këtyre subjekteve por nuk pagjetur të dhëna të mjaftueshme.
Easy INVEST edhe pse nuk kishte marrë leje nga autoritet rregullatore në vend ( Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare) u regjistrua ne QKR me 24 shkurt të këtij viti. Objekti i aktivitetit është për veprimtari financiare me të gjitha të format e kredidhënies, faktoringut, qirasë financiare, shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave, ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve, këmbimin valutor dhe shërbimet këshilluese, ndërmjetësime etj.
Me vonë gjatë muajit prill, po në QKR Easy Invest ka raportuar se ka marrë lejen nga Banka e Shqipërisë, por kjo e fundit nuk e ka listuar në subjektet e licencuara jo banka.
Kompania kishte aktivitet edhe në Kosovë. Burimet nga kreditorët pohojnë se disa persona kanë humbur mijëra euro, por nuk po denoncojnë në polici për shkak se shpresojnë të marrin paratë.
Bursat online janë një fenomen mjaft i përhapur dy vitet e fundit. Teksa interesat në banka janë ulur ndjeshëm dhe është forcuar procesi i kontrollit të burimit të parave në banka shumë persona kanë zgjedhur bursat online si forma të përshtatshme investimi.
Mirëpo teksa tregu i mbushur plot dhe këto subjekte që as nuk kanë licencë dhe as nuk mbikëqyren falimentet kanë nisur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Pro Transport - Partneri juaj për transport të sigurt dhe efikas!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën