Mediumi britanik The Sun ka publikuar listën me dhjetë lojtarët më të paguar në Ligën Premier, ku nuk mungojnë emra yjesh si Kevid de Bruyne, David De Gea dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Kevin De Bruyne nënshkroi një kontratë të re në Manchester City këtë javë, një zgjatje dy-vjeçare që do ta mbajë atë në Etihad deri në vitin 2025.
Sipas The Sun, 29-vjeçari do të fitojë shumë tashmë duke u bërë lojtari më i paguar në Ligën Premier me fitime prej 385 mijë funtesh në javë.
Më poshtë keni listën e dhjetë lojtarëve më të paguar në Angli.
10.Sergio Aguero (Manchester City), 230 mijë funte në javë
Me përfundimin e kontratës së tij në verë, Aguero pritet të marrë një ofertë tjetër të madhe nga klubi i ardhshëm për ta tunduar atë për një transferim.
9.Anthony Martial (Manchester United), 250 mijë funte në javë
Bruno Fernandes me siguri nuk mund të jetë i kënaqur me Martial që fiton më shumë se ai…
8.Timo Werner (Chelsea), 270 mijë funte në javë
Ndërsa golat nuk kanë ardhur për Werner, paratë e gatshme kanë rrjedhur në llogarinë e tij bankare.
7.Paul Pogba (Manchester United), 290 mijë funte në javë
Pogba mund të mos jetë gjithmonë i lumtur në Old Trafford, por llogaria e tij ka të ngjarë të jetë.
6.Raheem Sterling (Manchester City), 300 mijë funte në javë
Si një pjesë tjetër kryesore e ekipit nga Etihad, Sterling po korr shpërblimet nga drejtuesit.
5.Kai Havertz (Chelsea), 310 mijë funte në javë
Një tjetër yll i Chelseat, i cili ende nuk po përmbushë pritjet, Blutë do të shpresojnë që investimi të shlyhet përfundimisht.
4.Gareth Bale (Tottenham, i huazuar nga Real Madrid), 325 mijë funte në javë
Harry Kane mund të jetë njeriu kryesor në Spurs, por ai nuk është ai që merr pagën më të madhe.
3.Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal), 350 mijë funte në javë
Edhe pse ka pagë shumë të madhe, Aubameyang po vazhdon me ulje-ngritje të formës edhe këtë sezon me Topçinjtë.
2.David De Gea (Manchester United), 375 mijë funte në javë
Dukej patjetër një ide e mirë kur De Gea nënshkroi këtë marrëveshje, por me Dean Henderson që po fiton vendin e titullarit, tani drejtuesit nuk janë të kënaqur me fitimet e spanjollit.
1.Kevin De Bruyne (Manchester City), 385 mijë funte në javë
Dhe këtu është ai, pa agjent, por ‘negociator’ i mirë, pasi negocio pagën më të madhe në Ligën Premier.
/Telegrafi/