Telegrafi

Zbulohen pagat e lojtarëve të Chelseat, pas vendimit të Abramovich për ta shitur klubin

Një listë e pagave të lojtarëve të Chelsea është shfaqur në internet pas vendimit të Roman Abramovich për të shitur klubin.

U njoftua të mërkurën se miliarderi synonte të shiste klubin në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

55-vjeçari ka marrë tashmë oferta dhe po kërkon të përfundojë një transaksion sa më shpejt të jetë e mundur, midis sanksioneve nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo po ashtu Liga Premier me test të vështirë për pronarët dhe drejtorët e klubeve

Chelsea është një nga klubet më të pasura në Angli dhe fondet e Abramovich i kanë ndihmuar ata të transferojnë ndër vite disa lojtarë me cilësi të lartë.

Kompania e të dhënave Spotrac  ka zbuluar se cilët lojtarë po fitojnë më shumë në Stamford Bridge dhe Romelu Lukaku është në krye.

Lukaku mbërriti nga Interi verën e kaluar në një marrëveshje prej 115 milionë euro dhe besohet se ai fiton rreth 325,000 funte në javë.

Lexo po ashtu “Ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratave, do të valëvitet flamuri turk në Londër” - biznesmeni Muhsin Bayrak thotë se është afër blerjes së Chelseat

Shikoni listën më poshtë:

21# Edouard Mendy – 52,000 funte në javë

20# Reece James – 58,000 £ në javë

19# Ruben Loftus-Cheek – 60,000 £ në javë

18# Andreas Christensen – 80,000 £ në javë

17# Mason Mount – 88,462 £ në javë

=14. Hakim Ziyech – 100,000 £ në javë

=14. Antonio Rudiger – 100,000 £ në javë

=14. Marcos Alonso – 100,000 £ në javë

13# Thiago Silva – 105,000 £ në javë

12# Jorginho – 110,000 £ në javë

11# Callum Hudson-Odoi – 120,000 £ në javë

=7. Christian Pulisic – 150,000 £ në javë

=7. Mateo Kovacic – 150,000 £ në javë

=7. Kai Havertz – 150,000 £ në javë

=7. Cesar Azpilicueta – 150,000 £ në javë

6# Kepa Arrizabalaga – 155,000 £ në javë

5# Ben Chilwell – 190,000 £ në javë

4# Saul Niguez – 198,269 £ në javë (në huazim nga Atletico Madrid)

3# Timo Werner – 272,000 £ në javë

2# N’Golo Kante – 290,000 £ në javë

1# Romelu Lukaku – 325,000 £ në javë. /Telegrafi/