Site icon Telegrafi

Zbulohen pagat e dhjetë futbollistëve më të paguar në botë – Ronaldo dhe Benzema ‘lundrojnë në para’

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema kryesojnë listës e lojtarëve me pagën më të lartë vjetorë në botë, ndërsa dhjetëshja mbyllet me Kalidou Koulibaly.

Superliga e Arabisë Saudite e ka ndryshuar gjithë lojën duke sjell emra të mëdhenj lojtarësh të joshur nga pagat e mëdha.

Emra të mëdhenj si Ronaldo, Benzema, N’Golo Kante, Sadio Mane, Riyad Mahrez, Koulibaly dhe së fundmi Neymar Junior janë vetëm disa nga lojtarët që janë transferuar këtë verë.

Lexo po ashtu Fitimet e Neymar te Al Hilal në vit, muaj, javë, ditë, orë dhe minutë

Dhe pikërisht të gjitha këta dhe disa të tjerë gjendet në listën e lojtarëve më të paguar në botë, me vetëm Kylian Mbappe dhe Lionel Messin, jashtë Arabisë Saudite që renditen në dhjetëshen e më të paguarve në botë.

Mediumi francez Le Parisien ka zbuluar dhjetë futbollistët më të paguar në botë brenda vitit, ku listës i prinë Ronaldo dhe Benzema, të dy me pagë prej 200 milionë euro në vit.

Vendin e tretë dhe të katërt me nga 100 milionë euro në sezon e ndajnë N’Golo Kante dhe Neymar, i cili ka arritur marrëveshje transferimi te Al Hilal në Arabinë Saudite.

Në pozitën e pestë renditet Mbappe me pagë prej 70 milionë eurosh në vit, i pasuar nga Messi i gjashti me pagë prej 45 milionë euro në vit, ndërsa në vendin e shtatë dhe tetë renditet Sadio Mane dhe Jordan Henderson me pagë prej 40 milionë eurosh.

Pozitat e nëntë i takon Riyad Mahrez me pagë prej 35 milionë eurosh, ndërsa top dhjetëshen e përmbyll Kalidou Koulibaly me pagë prej 30 milionë eurosh në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version