Site icon Telegrafi

Zanetti: Aktualisht nuk ka vend te Interi për Dybalan, por gjërat mund të ndryshojnë

(Foto: Instagram/paulodybala/Screenshot)

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se aktualisht nuk ka vend për Paulo Dybalan te Nerazzurrët, por gjërat mund të ndryshojnë.

‘La Joya’ është lojtar i lirë që prej përfundimit të kontratës me Juventusin (30 qershor) dhe është pritur të nënshkruante për klubin rival.

Mirëpo, arritja e Romelu Lukakut në formë huazimi nga Chelsea e ka ndryshuar skenarin, prandaj argjentinasi po stërvitet vet dhe është në pritje të klubit të ri.

Lexo po ashtu Çfarë po e pengon ende Interin nga nënshkrimi me Dybalan

“Siç ka thënë shefi ynë ekzekutiv, Marotta, Dybala ka qenë gjithmonë një mundësi për ne, sepse është lojtar i lirë, por sot Interi ka Lautaro Martinez, Romelu Lukaku, Joaquin Correa, Edin Dzeko e Alexis Sanchez”.

“E kemi nisur parasezonin me këta lojtarë, por gjërat akoma mund të ndryshojnë. Tash për tash, jemi mirë kështu si jemi”, ka deklaruar Zanetti për Bolavip Argentina.

Lexo po ashtu Vetëm Roma ka ofertë zyrtare për Dybalan, Interi dhe Milani nuk e kanë në plan të parë

Roma, Napoli e Milani nga Serie A dhe Manchester Unitedi e Arsenali nga Liga Premier, janë klubet tjera të interesuara për 28-vjeçarin, por ai dëshiron të presë vendimin e Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version