Është ndara nga jeta gjatë ditës së sotme (e shtunë), kryetari i federatës së futbollit, Fadil Vokrri.
Legjenda e futbollit kosovar ka pasur një komplikim dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mirëpo këtij sulmi, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’i mbijetojë.
Yje të shumtë nga fusha e sportit, artit e politikës kanë shprehur ngushëllime për humbjen e legjendës së futbollit kosovar.
Ata kanë publikuar imazhe të të ndjerit në rrjetet sociale, teksa kanë shkruar se ndjehen të trishtuar që mëngjesin e sotëm e zgjuan me një lajm të hidhur për të.
Në vazhdim mund të ndiqni ngushëllimet e yjeve për të ndjerin Vokrri. /Telegrafi/