Telegrafi

Xhuli thotë Luizi dhe Efi po e kopjojnë në Big Brother VIP Albania

Luiz Ejlli, Xhuli Nura dhe Efi Dhedhes (Foto: Instagram)

Banorj e shumëpërfolur e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka komentuar së fundmi zhvillimet në spektaklin Big Brother VIP Albania.

Mbrëmjen e së shtunës kur këngëtari Luiz Ejlli dhe grimerja Efi Dhedhes morën statusin e finalistëve, Xhuli vendosi që të reagojë përmes një fotografie dhe një shkrimi të publikuar në Instagram.

Ajo ka publikuar një imazh të Efit, modeli i flokëve të së cilës ngjasonte me një pamje të Xhulit në një nga mbrëmjet e spektaklit të Big Brother VIP Kosova.

Lexo po ashtu Xhuli Nura: Veç një herë në jetë kam qenë e dashuruar

Bukuroshja nga Drenica në mbnishkrimin e postimit deklaroi se Luizi e kopjon tërësisht lojën e saj, ndërsa Efi e kopjon në pamje.

Foto: Xhuli Nura/InstaStory

“Luizi inspirohet me lojë të Xhulit dhe Efi sot qenka bërë kopje e Xhulit. Jeni të mirëseardhur o shqiptari”, ka shkruar Xhuli në InstaStory.

Modelja bukuroshe përndryshe ishte një nga finalistet e BBVK, ku rezultoi si femra më e votuar e atij edicioni. /Telegrafi/

Xhuli Nura (Foto: Xhuli Nura/Instagram)