Pakënaqësia e Vinicius Junior në Real Madrid mund të ndezë një luftë oferte nga klubet e Ligës Premier, por edhe ligave tjera të mëdha evropiane.
Sulmuesi 19-vjeçar brazilian ka luftuar për gola këtë sezon dhe ndjehet i lënë pas dore nga Zinedine Zidane, i cili shpeshherë edhe nuk e fton fare në ndeshje.
Situatën e tij janë të interesuar ta shfrytëzojnë klubet e mëdha angleze, të cilët janë vënë në radhë për të tentuar transferimin e tij.
Sipas mediumit Eldesmarque, Chelsea, Manchester Unitedi, Arsenali, Tottenham Hotspur dhe Wolves janë të gjithë duke e monitoruar situatën e Viniciusit.
Megjithatë, klubet nga Liga Premier pritet të kenë konkurrencë të fortë nga klubet e mëdha italiane dhe franceze.
Paris Saint-Germain, Interi dhe Roma janë gjithashtu të interesuar për brazilianin 19-vjeçar.
Reali do të ngurronte ta linte Viniciusin të largohej duke pasur parasysh se ata paguan 46 milionë euro për shërbimet e tij në verën e 2018, por një shifër e madhe mund t’ju ndryshonte mendjen. /Telegrafi/