Telegrafi

UEFA zgjedh gjashtë golat më të mirë të fazës së grupeve, goli i Cenk Tosun ndaj Portos votohet si më i miri (Video)

Goli i sulmuesit turk të Besiktasit, Cenk Tosun, i shënuar në ndeshjen ndaj Portos është zgjedhur si më i miri i fazës së grupeve.

UEFA me anë të një sondazhi me votuesit e saj ka zgjedhur gjashtë golat më të bukur të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Kompletohen çiftet e fazës së parë të eliminimit direkt në LK: Reali kundër PSG-së, Chelsea sfidon Barcën

Goli më i bukur i kësaj fazë është zgjedhur ai i sulmuesit të Besiktasit, Tosun, që kishte shënuar kundër Portos në udhëtim në fitoren e turqve me rezultat 3-1, i cili ka marr plot 44 për qind të votave.

Si goli i dytë më i mirë është zgjedhur ai i Gareth Bale, i shënuar në fitoren 3-1 të Real Madridit kundër Borussia Dortmundit, duke marr 14 për qind.

Top 3 përfundon me golin e sulmuesit francez, Antoine Griezmann i shënuar kundër Romës, që ka marr 13 për qind të votave.

Në vendin e katërt ka përfunduar goli i bukur i shënuar nga sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, në ndeshje ndaj Spartak Moskës me 12 për qind të votave.

Pas tij në vend të pestë vjen goli i bosnjakut Edin Dzekos ndaj Chelseat me nëntë për qind të votave.

Goli i gjashtë më i bukur i fazës së grupeve është votuar ai i Stephan El Shaarawy të Romës në ndeshje ndaj Chelseat me tetë për qind. /Telegrafi/