Telegrafi

UEFA zbulon nominimet për portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin e sezonit 2017/18 në Ligën e Kampionëve

UEFA ka zbuluar nominimet për lojtarët më të mirë të çdo pozicioni të sezonit të fundit 2017/18, ku dominojnë lojtarët e Real Madridit.

Në sezonin e fundit të Ligës se Kampionëve, ishte Real Madridi klubi i cili fitoi trofeun e tretë radhazi dhe të trembëdhjetin në përgjithësi në këtë garë.

Mbretërit fituan ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1 në finalen e madhe të zhvilluar në Kiev të Ukrainës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kampionëve

UEFA ka zbuluar nominimet për lojtarët më të mirë të çdo pozicioni të sezonit të fundit 2017/18, ku dominojnë lojtarët e Real Madridit.

Të gjithë të nominuarit, nga tre për pozitë (Foto: UEFA.com)

Përveç klubit mbretëror, nominime të shumta ka edhe Liverpooli, ndërsa pas tyre vijnë edhe Roma, Barcelona, Juventusi dhe Manchester City.

Nominimet e UEFA për sezonin 2017/18 në Ligën e Kampionëve

Portierët: Alisson Becker (Roma, tani te Liverpool), Gianluigi Buffon (Juventus, tani te PSG), Keylor Navas (Real Madrid)

Mbrojtësit: Marcelo (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Raphael Varane (Real Madrid)

Mesfushorët: Kevin De Bruyne (Manchester City), Toni Kroos (Real Madrid), Luka Modric (Real Madrid)

Sulmuesit: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid, tani te Juventus), Mohamed Salah (Liverpool)

/Telegrafi/