Lucas Lima ishte cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane, por ka befasuar të gjithë duke vendosur të transferohet te skuadra tjetër brazilian, Palmeiras.
Mesfushori brazilian, Lucas Lima ishte i lidhur me gjigantët italianë, Milanin dhe Interin, por dështuan të transferojnë atë.
Kjo pasi, sot (e enjte) Lima konfirmoi se po i bashkohet Palmeiras si një futbollistë i lirë, ashtu sikurse edhe klubi që njoftoi arritjen e marrëveshjes.
27-vjeçari është jashtë kontratës me Santosin nga 1 janari dhe për shumë muaj është parë si një transferim i mundshëm i janarit për skuadrat nga San Siro.
Lima gjithashtu u lidh edhe më një kalim në Ligën Premier tek Manchester Unitedi dhe në La Liga te Barcelona, por asnjëra nuk arriti ta materializoj një transferim.
Është vet lojtari që në profilet e tij në rrjetet sociale ka njoftuar se koha e tij në Santos kishte përfunduar dhe se ai do të nënshkruante për Palmeirasin.
Ndryshe, ai kaloi gjithë karrierën e tij në Brazil me skuadrat Internacional, Sport Recife dhe Santos.
Lima është edhe reprezentues i kombëtares braziliane, ku ka zhvilluar 14 paraqitje dhe ka dy gola. /Telegrafi/
O @lucaslima #TáNoPorco ➤ https://t.co/CPRhym5ts9 📝🐷 #AvantiPalestra pic.twitter.com/JBgeVYL0Hd
— SE Palmeiras (@Palmeiras) November 30, 2017