Telegrafi

Transferimet më të shtrenjta në histori të Ligës Premier – nga Morata deri te Pogba

Liga Premier tashmë njihet si një ligë që shpenzon shumë në transferimet e lojtarëve dhe në pagat e tyre.

Liga angleze natyrisht se ka të ardhura më të larta se katër ligat e tjera evropiane, shkaku i marketingut dhe të drejtave televizive.

SunSport ka përpiluar një listë me transferimet më të shtrenjta në histori të Ligës Premier.

Manchester United i prinë kësaj liste me katër lojtarë, të ndjekur nga rivali i tyre lokal, Manchester City:

Alvaro Morata: Për 59 milionë funte te Chelsea në vitin 2017

Riyad Mahrez: Për 60 milionë euro te Manchester City në vitin 2018

Rodri: Për 63 milionë funte te Manchester City në vitin 2019

Angel di Maria: Për 64 milionë euro te Manchester United në vitin 2014

Alisson Becker: Për 68 milionë euro te Liverpooli në vitin 2018

Kepa Arrizabalaga: Për 72 milionë funte te Chelsea në vitin 2018

Kepa Arrizabalaga gjatë prezantimit si lojtar i Chelseat (Foto: Getty Images/Guliver)

Nicolas Pepe: Për 72 milionë funte te Arsenali në vitin 2019

Virgil van Dijk: Për 75 milionë funte te Liverpooli në vitin 2018

Romelu Lukaku: Për 75 milionë funte te Manchester United në vitin 2017

Lexo po ashtu Pesë lojtarët anglezë më të shtrenjtë në histori të futbollit - Maguire i prinë listës

Harry Maguire – Për 80 milionë funte te Manchester United në vitin 2019

Paul Pogba: Për 89 milionë euro te Manchester United në vitin 2016. /Telegrafi/