Federata Evropiane Futbollit ka publikuar renditjen e klubeve më të mira në histori të Evropës.
Real Madridi i prin listës në saje edhe të 12 titujve të Ligës së Kampionëve dhe 33 të ligës elitare spanjolle.
Pas madrilenëve vijnë Bayern Munich dhe rivali i përbetuar i madrilenëve, Barcelona, transmeton Telegrafi.
Sipas UEFA-s vendi i katërt i takon Manchester Unitedit, ndërsa befasia është Milani, i cili renditet në vendin e pestë, megjithëse, ka triumfuar shtatë herë në Ligën e Kampionëve dhe 18 tituj të Serie A.
Në top dhjetëshe gjenden edhe Juventusi, Benfica, Porto, Arsenal dhe Liverpool. /Telegrafi/