Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me gola në kampionatin amerikan MLS.
Sulmuesi suedez ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij LA Galaxy që humbi tek Toronto me rezultat 5-3.
Por edhe pse humbi, kjo ndeshje për Ibrahimovicin ishte speciale dhe nuk do ta harrojë kurrë.
Suedezi shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 43-të pas një asistimi fantastik nga Dos Santos.
Ibrahimovic shënoi në mënyrë akrobatike, ndërsa për të ky ishte goli i 500-të në karrierën e tij si futbollist.
“Compliments to Toronto, because they’ll be remembered for my 500th goal.” – @Ibra_official #Zlatan500 pic.twitter.com/7Sto4Z9xJ9
— LA Galaxy (@LAGalaxy) September 16, 2018
Falë këtij goli të mrekullueshëm, Ibra mori duatrokitjet edhe nga tifozët vendas të Torontos.
Ndërkohë sa i përket kampionatit amerikan, goli ndaj Torontos ishte i 17-ti këtë edicion për suedezin që ka asistuar edhe në gjashtë të tjerë.
Congrats @Ibra_official on No. 5️⃣0️⃣0️⃣! #Zlatan500 pic.twitter.com/7B0vrYspVd
— Spectrum SportsNet (@SpectrumSN) September 16, 2018
36-vjeçari ka shënuar gola në kampionatin suedez fillimisht, pastaj në Holandë, në Serie A, La Liga, Ligue 1, Ligën Premier dhe tani në MLS.
Ibrahimovic gjatë karrierës së tij ka luajtur për Malmon, Ajaxin, Juventusin, Interin, Milanin, Barcelonën Paris Saint Germanin dhe Manchester Unitedin. /Telegrafi/
ARE YOU SERIOUS? #Zlatan500 in the most Zlatan way possible. pic.twitter.com/CSvyF9vszv
— LA Galaxy (@LAGalaxy) September 16, 2018
500. @Ibra_official pic.twitter.com/e4ZgbusZvo
— LA Galaxy (@LAGalaxy) September 16, 2018