Disa lojtarë janë të lindur vetëm për të shkëlqyer në finale të madhe, aty ku është vëmendja më e madhe, sidomos në Ligën e Kampionëve.
Ne kemi parë disa paraqitje të shkëlqyera ekipore, por nganjëherë ka kur lojtar me paraqitjen e tij e merr vëmendjen kryesore.
Këtu janë shtatë nga paraqitjet më të mira individuale në historinë e Ligës së Kampionëve.
Zinedine Zidane (2002)
Madhështia e Zinedine Zidane është shfaqur e plotë në fitoren e Real Madridit ndaj Bayer Leverkusen në vitin 2002.
Maestro tërhoqi me vete të gjithë, duke përdorur vizionin e tij dhe krijimtarinë për ta dërguar skuadrën përpara.
Roberto Carlos pasoi, por Zidane me një goditje jashtë zonës shënoi gol të jashtëzakonshëm.
Konsiderohet nga shumë njohës si loja më e madhe e një njeriu në një finale të Ligës së Kampionëve.
https://www.youtube.com/watch?v=X4XwRLr87jQ
Steven Gerrard (2005)
Fakti që legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard e fiton një vend në këtë listë për paraqitje në një finale, është ajo e vitit 2005.
Ai dominoi mbi një treshe si ajo e Milanit: Kaka, Gennaro Gattuso dhe Andrea Pirlo, që në pjesën e parë kishin shënuar tri herë.
Gerrard shënoi me kokë në atë ndeshje dhe u shpall si më i miri, pasi Liverpool fitoi pas penalltive.
https://www.youtube.com/watch?v=qF25xUpDTGQ
Hernan Crespo (2005)
Nëse Gerrard meriton të përmendet për performancën e tij të dytë, atëherë edhe Hernan Crespo meriton një gjë të tillë.
Argjentinasi e zhvilloi ndeshjen e jetës ndaj Liverpoolit.
Ai shënoi dy herë në portën e Jerzy Dudek.
https://www.youtube.com/watch?v=SJXGf8zUBUU
Edhe pse Milan humbi, Crespo pati paraqitje ‘masterclass’ të një sulmuesi, dhe meriton vendin e tij në histori.
Andres Iniesta (2009)
Andres Iniesta do të njihet si një nga mesfushorët më të mëdhenj në histori dhe paraqitja e tij në finalen e vitit 2009 kundër Manchester United është pikërisht një nga arsyet.
Spanjolli, i cili kishte qenë një dyshim për lojën për shkak të lëndimit, kishte një paraqitje të jashtëzakonshëm me krijimtarinë e tij.
Ishte Iniesta që krijoi golin e hapjes për Samuel Eto’o. Iniesta kishte një numër rastesh për të shënuar një gol për vete, por fokusi i tij ishte te pasimi final.
https://www.youtube.com/watch?v=9V5fAndSWXY
Diego Milito (2010)
Interi e fitoi tripletën në sezonin 2009/10, ku në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, shkëlqeu Diego Milito, që ishte një pjesë jetike e makinës së Jose Mourinhos.
Bashkëpunimi i tij me Wesley Sneijderin ishte i jashtëzakonshme, duke e dërguar te goli i parë, ku argjentinasi tregoi shpejtësinë dhe fuqinë e tij për të lënë mbrojtjen e Bayern Munchen të ngatërruar mes vete.
Edhe i dyti ishte i bukur sikurse i pari.
Pas golave, Milito ishte kudo, duke krijuar shanse për veten dhe shokët e tij në të gjithë.
https://www.youtube.com/watch?v=Ezo3yCYbAiE
Lionel Messi (2011)
Fitorja 3-1 e Barcelonës ndaj Manchester United në vitin 2011 ishte një shfaqje e shkëlqyeshme e skuadrës, por forma individuale e Lionel Messit, ishte madhështore.
Në atë që ishte një paraqitje ‘Man of the Match’, Messi nuk bëri asnjë gabim.
Ai krijoi hapësira mes mesfushës dhe mbrojtjes dhe përdorte kombinimin e tij të shpejtësisë dhe driblimit për të orkestruar fitoren dominuese të Barcelonës.
Messi shënoi një gol të merituar nga distanca pas pushimit, por performanca e tij ishte shumë më tepër sesa thjesht statistika.
https://www.youtube.com/watch?v=aLbKfrbJSIM
Ishte një tjetër shfaqje mbinjerëzore nga magjistari argjentinas.
Didier Drogba (2012)
Liga e Kampioneve 2011/12 ishte diçka e që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Chelseat.
Chelsea i sfidoi të gjitha gjasat për të përfunduar me trofeun në shtëpi kundër Bayern Munich.
Çdo tifoz i Chelseat e përmend vetëm një emër dhe ai është Didier Drogba.
Edhe pse Chelsea u mbrojt shumë në atë ndeshje, ai arriti të shënojë, dhe të luftojnë me mbrojtjen e Bayern i vetëm.
https://www.youtube.com/watch?v=lDWgTW87W5I
Gareth Bale (2018)
Uellsiani erdhi nga banka rezervë për ta bërë diferncën në finalen ndal Liverpopolit.
Ai shënoi dy herë, ndërsa njëri gol ishte i jashtëzakonshëm me gërshërë.
Ndeshja u mbyll 3-1, por do të mbahet në mend si një prej ndeshjeve më të mëdha individuale të tij
https://www.youtube.com/watch?v=3GR2jgbkjAY
/Telegrafi/