Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag është duke tundur sëpatën këtë javë teksa ka informuar një grup lojtarësh të ekipit të parë që duhet të largohen.
Shumë lojtarë të ekipit të parë thuhet se janë informuar nga trajneri holandez se duhet të gjejnë klube të reja këtë afat kalimtar të verë.
Dhe vendimi ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të lartë – pa marrë parasysh se kush e merr përfundimisht drejtimin ndërsa bisedimet për blerjen e United po vazhdojnë.
Sipas mediumit ESPN, Dean Henderson, Eric Bailly, Alex Telles, Harry Maguire, Brandon Williams, Scott McTominay, Donny van de Beek, Fred, Anthony Martial dhe Anthony Elanga janë informuar të gjithë se mund të largohen.
Henderson e kaloi sezonin e kaluar në huazim me Nottingham Forest, siç bëri Telles me Sevilla. Të dy lojtarët mund të kthehen në klubet përkatëse.
Fred është objektivi i Fulhamit, ndërsa Bailly kërkohet nga Real Betis.
Maguire është lidhur me një numër klubesh nga Liga Premier, ashtu sikurse edhe McTominay. Martial mund të transferohet në një kampionat tjetër. /Telegrafi/