Telegrafi

Tagliafico alarmon skuadrat e mëdha, i gatshëm të largohet nga Ajaxi

Nicolas Tagliafico. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Nicolas Tagliafico ka paralajmëruar se mund të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi i majtë argjentinas ka folur rreth të ardhmes së tij, ku zbuloi se vitin e kaluar ishte një hap pranë transferimit te Atletico Madrid.

Në një intervistë dhënë për Mundo Deportivo, Tagliafico ka thënë se Atletico ishte shumë e interesuar për të, por ai në fund vendosi të qëndroje dhe për një vit në Amsterdam.

“Atletico ishte shumë e interesuar vitin e kaluar për mua, por në fund vendosa që së paku të qëndroj edhe për një vit te Ajaxi”, tha argjentinasi.

27-vjeçari ka alarmuar skuadrat e mëdha, pasi ka lënë të hapur mundësinë për tu larguar këtë verë nga kampionët e shumëfishtë të Holandës.

Nicolas Tagliafico. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Unë jam në një klub të shkëlqyeshëm, por Eredivisie nuk është kampionati më i miri, pasi unë kam qëllim që të luaj në ligat më të forta”

“Liga Premier është kampionati më i mirë në botë, i ndjekur nga La Liga dhe Serie A”.

“Tani është gjithçka e hapur sa i përket largimit tim nga Ajax, por të shohim se çfarë do të ndodh në verë”, u shpreh Tagliafico.

Mbrojtësi i majtë kërkohet nga shumë klube, pasi ai ka qenë në formë fantastike në dy vitet e kaluara te Ajaxi.

Paris Saint Germain, Barcelona, Arsenal, Chelsea, Tottenham Hotspur, Inter dhe Roma janë skuadrat e interesuara për argjentinasin që vlerësohet rreth 30 milionë euro nga Ajaxi. /Telegrafi/